LajmeRajon

Arrestohet se gjuajti në aheng – Policia në shtëpi ia gjen tri revole, një kallashnikov e 201 fishekë

Një person është arrestuar të enjten për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Godanc i Epërm në Shtime.

I dyshuari raportohet se ka gjuajtur me armë në aheng.

Policia i ka gjetur në shtëpi tri revole me gas, një kallashnikov dhe 201 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi në një aheng familjar është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: 3 revole me gas, një armë AK-47 dhe 201 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Show More

Related Articles

Back to top button