BotaLajmeRajon

Kryeministri britanik: Marrëveshja me Shqipërinë funksionoi, pesë hapat për të ndaluar gomonet

Mbërritja e emigrantëve me varka ose gomone nëpërmjet Kanalit për në Britani është bërë një çështje emergjente dhe shumë e diskutuar në qeverinë britanike.

Qeveria britanike ka menduar madje të tërhiqej edhe nga Konventa e të Drejtave të Njeriut nëse do të haste ndonjë pengesë për sa i përket planeve të saj për të dërguar emigrantët në Ruandë.

Së fundmi kryeministri britanik ka postuar një video në Twitter ku tregon 5 hapat për luftuar emigracionin e paligjshëm.

1. Kushdo emigrant që do të mbërrijë në Britani në mënyrë ilegale nuk do të mund të qëndrojë pavarësisht përpjekjeve të shumta që mund të bëjë, duke marrë parasysh ligjet e reja që priten të hyjnë në fuqi së shpejti.

2. Qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për të ndaluar kalimin e emigrantëve përpara se të kalojnë Kanalin.

Kryeministri britanik tha  gjithashtu se marrëveshja me Shqipërinë,  ka ndihmuar në uljen drastike të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Britani, me 90%.

3. Rishi Sunak tha se ka rritur me 50% bastisjen për punëtorët ilegalë gjithashtu.

4. Farsa e emigrantëve të paligjshëm që qëndrojnë në hotele nga taksapaguesit do të ndalojë.

Në pikën e fundit dhe të pestë, Sunak tha se e vetmja mënyrë për të qëndruar në Britani do të jetë nëpërmjet rrugëve legale.

“E di që ndalimi i emigrantëve është një prioritet për britanikët dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të arrijmë qëllimin tonë,” përfundoi Rishi Sunak.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk