BotaLajme

Shpërthen zjarri në një magazinë pranë rezidencës të Putinit

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një magazinë pranë rezidencës të Vladimir Putin afër Moskës.

Duke cituar një deklaratë të shërbimit emergjent, agjencia e lajmeve TASS tha se zjarri përfshiu 2,000 metra katrorë në mesnatë, shkruan Metro.co.

Nuk kishte asnjë të dhënë se si filluan flakët në ndërtesë, teksa është gjithashtu e paqartë se çfarë ruhej në magazinë.

Dy drone u rrëzuan në kryeqytetin rus të mërkurën mbrëma, ku njëri shkaktoi një zjarr të madh në një biznes riparimi makinash

Ministria e Mbrojtjes e Kremlinit fajësoi Ukrainën për dronët.

“Përpjekjet e mbrëmshme të regjimit të Kievit për të kryer sulme terroriste me mjete ajrore pa pilot u penguan mbi territorin e rajoneve të Kaluga dhe Moskë, si dhe në Sevastopol”.

Show More

Related Articles

Back to top button