LajmeRajon

Tirana drejt transportit të qëndrueshëm, Veliaj publikon foto nga korsitë e reja të biçikletave

Një tjetër korsi biçikletash i shtohet Tiranës duke e bërë udhëtimin e qytetarëve me dyrrotakë më të sigurt në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kapublikuar fotot nga korsia e re që është bërë nga ura te Rruga e Elbasanit gjer tek kryqëzimi i 9 katësheve duke e lidhur atë me rrjetin ekzistues të korsive të biçikletave.

Tetë vitet e fundit është evidentuar një rritje e interesit ndaj përdorimit të biçikletave si mjet transporti në qytetin e Tiranës. Kjo zhvillim ka ardhur si rezultat i ndryshimeve në infrastrukturën urbane, si dhe ndikimit pozitiv të ndërgjegjësimit për mjedisin dhe shëndetin.

Bashkia ka krijuar dhe korsitë e veçante për biçikleta në qytet, duke sjellë një alternativë të shkëlqyer për qytetarët që duan të shmangin trafikun dhe të kontribuojnë në uljen e ndotjes ajrore. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të përdorin bicikletën si mjetin e preferuar për të udhëtuar drejt punës, shkollës apo për të bërë blerje në qendër të qytetit.

Me zhvillimet pozitive të infrastrukturës për biçikleta dhe ndërgjegjësimin e rritur për çështjet e mjedisit dhe shëndetit, me shumë gjasa ky trend pozitiv do të vijojë të rritet në muajt dhe vitet në vijim.

Show More

Related Articles

Back to top button