BotaLajme

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Hawai

Zjarret në ishullin Maui të Havait kanë lënë të vdekur të paktën 55 persona dhe qindra të plagosur ndërsa shifrat pritet të rriten edhe më tej.

Guvernatori Josh Green njoftoi se zjarret e kanë shkrumbuar qytezën Lahaina, duke lënë mijëra persona pa strehë mbi kokë. Si pasojë e kësaj katastrofe, që po konsiderohet më e keqja në historinë e vendit, besohet se janë rrafshuar  rreth 1.000 ndërtesa.

Green tha gjithashtu në një konferencë për media se do të duhen vite për të rikuperuar dëmet, teksa zyrtarët kanë nisur të planifikojnë si t’i strehojnë personat që u janë djegur shtëpitë.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, miratoi të enjten përdorimin e ndihmave federale për të ndihmuar përpjekjet lokale të rimëkëmbjes për zonat e prekura nga zjarret. Ai u zotua për ndihma të menjëhershme ndaj kujtdo që ka humbur një të afërm, banesën apo dëme të tjera materiale. Lahaina është destinacion i famshëm dhe vizitohet nga 2 milionë turistë në vit.

Havai po përballet me zjarret vdekjeprurëse që prej të martës, të nxitura nga erërat e fuqishme dhe thatësia e madhe. Autoritetet kanë nisur të ndajnë ndihma për të prekurit nga zjarret.

Show More

Related Articles

Back to top button