LajmeRajon

Vetëm në korrik, Shqipëria u vizitua nga 1.7 milion turistë të huaj

Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të rëndësishme për turistët për të kaluar pushimet verore.

Referuar të dhënave të bëra publike nga Ministria e Turizmit, vetëm gjatë muajit korrik kanë shkuar në Shqipëri 1.7 milion turistë të huaj.

Duke krahasuar me një vit më parë, bëhet fjalë për 26% më shumë turistë të huaj.

“Mirëmëngjes me shifrat e muajit korrik, ku 1.7 milion turistë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, bën me dije Ministria e Turizmit.

Në total, që në fillim të 2023, në Shqipëri kanë ardhur 5.1 milionë vizitorë të huaj.

“Që prej fillimit të vitit 2023, kemi pritur 5.1 milionë vizitorë të huaj, ose 31% më shumë se viti 2022, të cilët vijnë me kuriozitetin e madh për të zbuluar diversitetin e destinacioneve turistike  dhe largohen me premtimin për t’u rikthyer sërish”, përfundoi Ministria.

Show More

Related Articles

Back to top button