LajmeRajon

Pritje deri në 6 orë në Merdar për të dalë nga Kosova

Janë bërë disa ditë që pikat kufitare me Serbinë, po vazhdojnë të jetë të ngarkuara nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdar qytetarët për të dalë nga Kosova duhet të presin 6 orë, ndërsa për të hyrë mbi tre orë.

Në këtë pikë kufitare kolonat në hyrje janë 900 metra, ndërsa dalja është 1,200 metra.

E sa i përket pikës kufitare në Jarinje, pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi një orë e për të hyrë deri në 20 minuta.

Ndërsa, në pikat tjera kufitare si te Dheu i Bardhë e Muçibabë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri 30 minuta.

Ndërkaq, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata.

Show More

Related Articles

Back to top button