BotaLajme

Prag tragjedie në La Mansh/ Gjashtë viktima, shpëtohen mbi 50 emigrantë të tjerë që udhëtonin në gomone

Gjashtë persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u mbyt në Kanalin Anglez.

Emigrantët kishin rënë në ujërat e La Manshit, ndërkohë që mbërritën anijet e shpëtimit. Ka qenë ora 5 e mëngjesit, kur për shkak të motit jo të favorshëm, gomonia rrezikonte të mbytej 5 milje larg brigjeve të Kales në Francë. Gjashtë persona vdiqën, raporton BBC, ndërsa mbi 50 të tjerë u dërguan më pas në portin anglez të Doverit.

Edhe pse moti në La Mansh nuk ka qenë i favorshëm kësaj vere dhe në ditët në vazhdim pritet të rriten temperaturat, ardhjet ende vazhdojnë. Sakaq, të enjten me ardhjen e 550 emigrantëve të rinj me 11 gomone, një shifër kilometrike u arrit, pasi që nga viti 2018 kur edhe filloi fenomeni i kalimeve të paligjshme me gomone në ngushticën mes Francës dhe Britanisë, shifra e të ardhurve mbërriti në 100 mije, të cilët kanë kaluar La Manshin.

Këtë fundjavë janë shtuar thirrjet edhe nga vetë deputetët e partisë në pushtet për dorëheqjen e Ministrisë së Brendshme Suela Braverman, pas fiaskos dhe poshtërimit nga prekja nga bakteria Legionalla, të 39 emigranteve që ditë më pare u vendosën në një platformë ujore si vendstrehimi i tyre i ri, të cilët më pas u larguan prej andej nga autoritetet shëndetësore.

Po rritet presioni ndaj Ministrisë së Brendshme për heqjen dorë nga strehimi i emigrantëve të rinj në platforma të tilla nëpër porte, politikë e cila që në fillesat e saj është ndeshur me debate dhe vonesa sikletosëse për autoritetet britanike të emigracionit.

Show More

Related Articles

Back to top button