LajmeRajon

Detyrim kontrata e punësimit, sot nis provimi i informatizuar për studentët e Mjekësisë

Ditën e sotme do të zhvillohet testimi i informatizuar për maturantët që duan të ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë.

1813 maturantë, të cilët kanë aplikuar në sistem dhe kanë zgjedhur degën mjekësi e përgjithshme do të duhet të testohen në ambientet e qendrës së shërbimeve arsimore. Provimi do zhvillohet në QSHA dhe do të zgjasë deri në datën 23 gusht dhe vetëm 400 nxënës do të shpallen fitues.

Përveç fituesëve, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.

Ndërkohë këtë vit, për herë të parë studentët që do të shpallen fitues për të ndjekur studimet në mjekësi do të lidhin kontratë që pas studimeve të ofrojnë shërbim shëndetësor për 5 vite në vendin e tyre. Ligji u miratua në seancën e fundit parlamentare por nuk është dekretuar ende nga presidenti i Republikës afati i fundit i të cilit është po të hënën, kur nis dhe dita e parë e testimit të informatizuar për maturantët.

Show More

Related Articles

Back to top button