LajmeRajon

Shqipëri/ Hapet rruga Kardhiq-Delvinë, 45 minuta më pak nga Tirana drejt Sarandës

Është hapur të shtunën rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor.

“Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, ka shkruar Kumbaro në rrjetet sociale.

Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button