BotaLajme

Rusia po e shet gazin në Kinë

Gazprom rriti dërgesat e gazit në Kinë përmes tubacionit Power of Siberia me 63% në gjysmën e parë të 2022, transmeton Gazeta Metro.

 “Eksportet e gazit në Kinë përmes tubacionit “Power of Siberia” po rriten në përputhje me marrëveshjen afatgjatë dypalëshe midis Gazprom dhe Korporatës Kombëtare të Naftës së Kinës [CNPC]. Dërgesat e gazit rus në Kinë përmes atij tubacioni u rritën me 63.4%”.

Në vitin 2021, Gazprom dërgoi 10.39 miliardë metra kub gaz në Kinë përmes tubacionit të gazit Power of Siberia.

Ky vëllim është 2.5 herë më i lartë se dërgesat në vitin 2020, të cilat arritën në 4.1 miliardë metra kub gaz.

Tubacioni i gazit Poëer of Siberia është sistemi më i madh i transportit të gazit në Rusinë lindore.

Kapaciteti eksportues i atij gazsjellësi arrin në 38 miliardë metra kub gaz në vit.

Dërgesat e para të gazit në Kinë përmes asaj rruge “lindore” filluan në dhjetor 2019, në përputhje me kontratën 30-vjeçare të lidhur në 2014 midis Gazprom dhe CNPC të Kinës, shkruan AJB.

Vëllimi vjetor i dërgesave të gazit është 38 miliardë metra kub, dhe vlera e kontratës është 400 miliardë dollarë.

Eksportet e gazit në vendet jashtë Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) ranë në gjashtë muajt e parë me 31%, ose me 31 miliardë metra kub./gazetametro.net

Show More

Related Articles

Back to top button