BotaLajme

Kryeministri letonez njofton dorëheqjen, së bashku me pjesën tjetër të qeverisë së tij

Kryeministri letonez Krisjanis Karins tha të hënën se do të jepte dorëheqjen më vonë gjatë javës, së bashku me pjesën tjetër të qeverisë së tij.

Karins thuhet se shpreson se zgjedhjet do ta ndihmojnë atë të rikonfigurojë qeverinë pasi partnerët aktualë të koalicionit refuzuan riorganizimin e tij të propozuar të kabinetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Këtë të enjte unë do t’i dorëzoj presidentit dorëheqjen time dhe të këtij kabineti”, tha Karins në një konferencë për shtyp.

Karins është në krye të një aleance trepalëshe të partisë së tij liberal-konservatore Unity New, Aleancës Kombëtare konservatore dhe aleancës zgjedhore të qendrës së djathtë, Lista e Bashkuar.

Prej disa kohësh, 58-vjeçari ka bërë presion për të zgjeruar koalicionin për të përfshirë Aleancën e Fermerëve dhe të Gjelbërve dhe Progresistët me prirje të majtë. Megjithatë, dy partnerët e tij të koalicionit kanë shprehur vazhdimisht rezerva për këtë masë.

Show More

Related Articles

Back to top button