LajmeRajon

Ka ndërruar jetë 17 vjeçari i aksidentuar tek rrethrrotullimi në “Lakrishte”

Ka vdekur njëri nga tre të lënduarit e aksidentit tek rrethrrotullimi në Prishtinë.

Shefi i repartit të Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka ka bërë të ditur se 17-vjeçari nuk ka mundur t’iu bëjë ballë pasojave të lëndimeve.

“Tek ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë pasojave të lëndimeve. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Uka.

Ndryshe, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 03:00 të ditës së hënë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Show More

Related Articles

Back to top button