LajmeSport

Tottenhami ka një listë të ngushtë me pesë lojtarë për të zëvendësuar Harry Kane

Tottenham Hotspur thuhet se ka një “listë të ngushtë me pesë lojtarë” për të zëvendësuar Harry Kane, i cili u transferua te Bayern Munichu javën e kaluar.

Të shtunën, Kane përfundoi transferimin e tij prej 120 milionë eurosh te Bayerni, duke bërë debutimin e tij për gjigantët bavarez vetëm disa orë më vonë, në humbjen 3-0 të skuadrës së tij në Superkupën e Gjermanisë ndaj RB Leipzig.

Kane është golashënuesi më i madh në histori të Tottenhamit, pasi ka shënuar 280 gola në 435 paraqitje për klubin, me të parin që erdhi në dhjetor 2011.

Do të jetë pothuajse e pamundur të zëvendësohet Kane, të cilin disa mbështetës të Spurs e konsiderojnë si lojtarin më të madh të klubit. Megjithatë, Tottenham thuhet se ka dalë me një listë prej pesë lojtarësh, në përpjekje për të zbutur humbjen e kapitenit të Anglisë.

Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, Tottenhami ka identifikuar pesë zëvendësues të mundshëm të Kane.

I pari është sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku. Lëvizja e mundshme e sulmuesit belg te Juventusi ka ngecur, me Chelsean që thuhet se ka gjasa të pranojë një ofertë prej 40 milionë funtesh për lojtarin.

Një tjetër lojtar që thuhet se është në sy nga Spurs është sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi, i cili shënoi 22 gola dhe tetë asistime në 33 ndeshjet e Superligën e Portugalisë sezonin e kaluar. 31-vjeçari do të kushtonte 25 milionë funte.

Spurs janë lidhur edhe me sulmuesin e Arsenalit, Folarin Balogun. Topçinjtë thuhet se duan rreth 50 milionë euro për talentin e tyre, i cili shënoi 22 gola në formë huazimi te Reims sezonin e kaluar në Ligue 1.

Para largimit të Kane, Spurs kishte shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të 21-vjeçarit të Gent, Gift Orban, një sulmues nigerian që shënoi nëntë gola në 10 ndeshje në Belgjikë sezonin e kaluar.

Më në fund, Tottenham thuhet se po monitoron situatën e sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic, por është i fundit në listën e dëshirave. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button