Eden Hazard do të jetë futbollist i Real Madridit edhe në sezonin e ri, këtë e ka konfirmuar përmes deklaratave të tij trajneri Carlo Ancelotti.
31-vjeçari belg, i cili u transferua te Reali nga Chelsea në verën e vitit 2019, për 115 milionë euro, ka kontratë deri në vitin 2024 dhe nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti spanjoll.
Gjatë këtij sezoni ai ka bërë 22 paraqitje me vetëm një gol dhe dy asistime, ndërsa ka pësuar edhe lëndime, duke qëndruar jashtë fushës për disa javë.
Megjithatë, Acelotti beson se mund t’i ofrojë skuadrës dhe po llogarit normalisht tek ai në funksion të sezonit të ardhshëm.
“Eden Hazard do të qëndrojë në Real edhe për sezonin e ri. “Plani i tij është i qartë, ai dëshiron të tregojë cilësinë e tij”, tha në mënyrë karakteristike trajneri italian.