BotaLajme

Mediat italiane: Edhe Meloni me pushime në Shqipëri

“Iu bashkua 500 mijë italianëve që zgjodhën plazhet shqiptare”

Vizita e Giorgia Melonit në Shqipëri ka surprizuar mediat italiane. Veçohet ndër të tjerë artikulli i të  përditshmes “Il Fatto Quotidiano” ku shkruhet se “Edhe Xhorxhia Meloni shkon në Shqipëri dhe si shumë italianë që kanë zgjedhur brigjet ballkanike për pushimet verore, të tërhequr nga çmimet e ulëta, edhe kryeministrja kapërceu Adriatikun për këtë arsye”.

“Meloni lë Pulian dhe bën vizitë surprizë në Shqipëri me një traget linje për të takuar Ramën” është titulli i të përditshmes tjetër të njohur “La Stampa”, që e relativizon mënyrën e udhëtimit të kryeministres së Italisë me atë të qindra mijëra turistëve italianë që po kalojnë pushimet verore në Shqipëri, duke marrë arrati nga çmimet e larta në bregdetin e vendit të tyre.

Agjencia e lajmeve ANSA e shoqëron me titullin “Vizitë e rrufeshme e Melonit në Shqipëri” lajmin për ardhjen e kryeministres italiane në vendin tonë sëbashku me familjen, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera, ANSA shkruan se Meloni pranoi ftesën e Ramës për të shkuar në bregdetin shqiptar që këtë verë u pushtua nga rreth 500 mijë italianë. Ndërsa në shkrimin e publikuar në portalin online të televizionit publik RAI, kjo e Melonit konsiderohet një vizitë informale që vjen pak ditë pas debatit të ndezur nga vetë Rama, i cili në rrjetet sociale nënvizoi bumin turistik në vendin e tij, veçanërisht për shkak të pranisë së lartë të italianëve, duke e konsideruar si ‘kundër-eksod’ krahasuar me atë të shqiptarëve në fillim të viteve 1990.

Show More

Related Articles

Back to top button