Partia e Maqedonasve në Serbi, si reagim ndaj vendosjes së flamurit me Shqipërinë e Madhe gjatë pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë, kërkon rishikimin e vendimit për njohjen e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.
“Vendimi është marrë kundër vullnetit të popullit dhe duhet shpallur referendum. Ju e keni njohur Kosovën edhe pse nga Kosova kemi pasur një inkursion klasik të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe një sulm ndaj një kolone ushtarake të ARM-së nga forcat e Kosovës. Ka monumente për terroristët, ata të amnistuar u bënë zyrtarë shtetërorë, kryetar Kuvendi, dhe ende quhen komandantë!?…Partia e Maqedonasve në Serbi po reagon ndaj dëmeve më të mëdha që po i bëjnë sot duke i shkatërruar institucionet, si vazhdimësi e vitit 2001”, thuhet në reagimin e saj, përcjell gazeta online “Sloboden Pecat”.
Partia pyet nëse ANB po bën punën e saj nëse lejon “persona me flamuj të huaj (bullgarë dhe Shqipërisë së Madhe) të ecin nëpër vend”.