LajmeRajon

Durrësi, shpërthejnë pusetat e ujërave të zeza në plazh

Qyteti i Durrësit është plot me pushues në këto ditë gushti, por përveç abuzimeve me çmimet turistët po përballen edhe me pamje aspak të këndshëm shumë pranë plazheve. Një qytetarë ka denoncuar me VIDEO se në zonën e plazhit i quajtur “Shkëmbi i Kavajës” në pjesën ngjitur me shezlongët kanë shpërthyer pusetat e ujërave të zeza dhe çdo papastërit ka dalë për sipër.

Përveç se është një pamje e keqe dhe erë e tmerrshme, kjo situatë përbën rrezik për pushuesit, të cilët mund të marrin infeksione në këto ditë të nxehta.

E pra, këto janë kushtet që i ofron Emiriana Sako pushuesve, që më shumë gjasa nuk do kenë më dëshirë të vijë serish vitin tjetër në Durrës për plazh.

Show More

Related Articles

Back to top button