Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, në konferencën për media me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se ky takim vjen me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për bashkëpunimin e të dyja vendeve dhe më konkretisht për hapat e mëtejmë të realizimit që që lidh Tetovën dhe Prizrenin.
“Kjo është rrugë që ka ndikim jashtëzakonisht të madh për të dyja vendet. Dua të përkujtojë që kjo rrugë tashmë e ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga RMV, jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin dizajnin edhe për tunelin e përbashkët dhe të kalohet në fazën e realizimit të plotë të këtij projekti”, tha ministri Aliu, raporton SHENJA.
Aliu falënderoi për pritjen kryetrarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe tha që shpreson që sa më shpejt të ketë rezultate nga bashkëpunimi mes të dyja vendeve. /SHENJA/