LajmeMaqedoni

Bekteshi: Në Maqedoni ka punë, shumë punëtorë po vijnë nga Turqia

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë tha se edhe pse jemi në mes të vitit 2022, janë shfrytëzuar 70 përqind e kuotave të punëtorëve që vijnë nga vendet e huaja e që dëshirojnë të punojnë në Maqedoninë e Veriut.

Bekteshi tha se punëtorët kryesisht vijnë nga Turqia, dhe odat ekonomike në vend kërkojnë që të liberalizohet procedurat edhe për shtetet tjera.

“Pothuajse mbi 70% vetëm në pjesën e parë të vitit ka interes, nëse është numri 5000, 70 përqind ka aplikime të numrit 5000, nga punëtorë të shteteve të huaja që e shohin si mundësi tregun e RMV-së, qoftë në ndërtimtari, qoftë në prodhimtari. Kjo dëshmon se vende të punës në Maqedoninë e Veriut ka, por me siguri që duhet ende më shumë punë”, tha mes tjerash Bekteshi.

Show More

Related Articles

Back to top button