Politika shqiptare duhet ta ketë të qartë se, me dy shtete shqiptarë në Gadishullin Ilirik, dhe me përkrahjen e madhe ndërkombëtare të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
Ajo duhet të përbuzë me mospërfillje çdo presion që mund t’i vijë nga fqinjët e saj.
Kur pasioni për një gjë joligjore të errëson në mendimin tënd, sigurisht që ti do të biesh në obskuritetin që po tregon sot qeveria e Greqisë në kërkesat e saj, për të liruar nga burgu një të burgosur në Himarë me emrin Fredi Beleri.
Politika greke sot kishte marrë edhe peshkopin grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ku është autoqefalia e kësaj Kishe, zoti Kryeministër i Shqipërisë!!! (?)
Duhet ta shihni me përparësi këtë çështje kombëtare.
Kurse, për të arrestuarin Beleri, qeveria e Greqisë po sillet sikur ai të jetë hero, në një kohë kur ai është dënuar nga gjykata shqiptare deri në Gjykatën e Lartë, si një keqbërës ordiner.
Gjeste të tilla, në këto kohë moderne, i ka pas bërë vetëm ish Bashkimi Sovjetik.
Turp për këta që po kërkojnë t’i bëjnë një presion të tillë shtetit shqiptar!
Kurse Fredi Beleri është një keqbërës antishqiptar, i kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, dhe që duhej të ishte burgosur të paktën që në vitin 1997.
Por… Kujt po ia kërkojnë drejtësinë në Shqipëri këta politikanë të lartë të Greqisë pushtetit gjyqësor, apo Qeverisë Shqiptare?
Janë në hall, prandaj kanë rënë në këtë obskurantizëm. Si mund ta urdhërojë kryeministri i Shqipërisë SPAK-un për lirimin e një individi që ka kryer një krim dhe që është i kapur në flagrancë!!! (?)
Halli grek sot, është po ai i vjetri: ata duan të përligjin keqtrajtimin që u kanë bërë miliona shqiptarëve në një.kohë të gjatë historike.