Eurodeputetja kroate: Kosova dhe Bosnja janë “fëmijë amerikanë”
Deputetja kroate në Parlamentin Evropian, Zejlana Zovko, e ka quajtur Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën “fëmijë amerikanë”, duke konsistuar në orientimin e tyre pro-amerikan.
Ajo këto deklarata i ka dhënë nga SHBA-ja, ku po zhvillon takime me zyrtarë amerikanë. Siç raporton Radio Televizioni i Kroacisë, ajo ka mbajtur takim edhe me të dërguarin e posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Bosnja dhe Hercegovina është”fëmijë amerikan”, ashtu si Kosova dhe zgjidhja e çështjes së stabilitetit të saj është në dorën e akterëve amerikanë. Ajo që kam theksuar është se kjo çështje nuk duhet të lihet të zgjidhet nga Departamenti i Shtetit, pra në nivelet më të ulëta, por të ngrihet në nivele më të larta dhe të trajtohet paralelisht, që të ndiqet një politikë e diplomacisë parandaluese”, citohet të ketë deklaruar Zovko për televizionin publik kroat, shkruan lajmi.net.
Ajo këto deklarata i bëri pasi që përshtypja e saj ishte se diplomacia amerikane ishte e orientuar tërësisht kah SHBA-ja, duke lënë anash konfliktet e ngrira në Ballkanin Perëndimor.