Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në bisedime me partitë më të vogla të koalicionit – Lidhjen demokratike, RDM-në dhe PLD-në u dakordua që propozimi i modifikuar francez të vihet në mbledhje plenare, për të të diskutojnë deputetët dhe të votohen konkludime.
Siç lajmëroi Maja Moraçanin nga RDM për MIA-n në takim kërkuan që propozimi të shkojë në mbledhje plenare, e jo vetëm përmes Qeverisë, ndaj pka Kovaçevski u dakordua, por kur do të mbahej ajo mbledhje deri më tani nuk është saktësuar, duke pasur parasysh atë që partitë më të vogla kërkuan publikim të të gjitha dokumenteve të përmbajtura në propozim, mes të cilave edhe protokolli, përmbajtja e të cilit ende nuk dihet.
Në takim, të tre partitë kërkuan edhe të gjitha dokumentet, përfshirë edhe protokolli, të përkthehen në gjuhën maqedonase dhe të publikohen dhe të jenë të kapshme për të gjithë opinionin.
tre partnerët e koalicionit e porositën Kovaçevskin se edhe për ta është i papranueshëm nëse çështjet bilaterale lidhur me historinë dhe arsimin të jenë pjesë e procesit negociues.
“Nëse kjo ndikon në procesin negociues, kjo do të thoshte se gjatë negociatave fokusi ynë nuk do të jetë në Kriteret e Kopenhagës, por se do të merremi me çështje bilaterale historike. Ky nuk është qëllimi i procesit, fokusi i procesit negociues të jenë sundimi i së drejtës, të drejtat e njeriut, mbrojtja e mjedisit jetësor…”, theksoi Moraçanin për MIA-n.