Pjesëtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar.
Ushtarja e FSK-së përzgjidhet për Akademinë Ushtarake Mbretërore në Britani, Abbott e takon
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka takuar atë, duke thënë se i vjen mirë të shohë që më të përkushtuarit e FKS-së do të ndjekin këtë akademi.
“Kam pasur kënaqësinë të takoj sot anëtaren e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, e cila është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst.
Është e mrekullueshme të shohësh më të shkëlqyeshmit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në Mbretërinë e Bashkuar”.