Nëse sot nuk e marrin rrogën e korrikut, punëtorët e Ndërmarrjes Qarkulluese (Transportuese) Publike në Shkup nesër do të dalin në protestë dhe nuk do të qarkullojnë autobusët, transmeton Portalb.mk.
Përfaqësuesit nga sindikatat e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik “Shkupi” sot pritën takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit – Danella Arsovska dhe po ashtu kërkojnë përgjigje nëse do t’u paguhet paga e korrikut gjatë ditës.
Micko Stojanovski, kryetari i njërës nga tri sindikatat përfaqësuese në NQP-së tha se të gjitha afatet janë shkelur dhe nëse sot nuk paguhen rrogat, nesër punonjësit e uritur do të dalin sërish në protestë siç bënë në tetor.
Ai thekson se me vite i njëjti problem është zgjidhur ad hoc për të zbutur tensionet dhe presionet ndaj punonjësve.
Ai informoi se sot kanë marrë mesazh nga drejtori i përgjithshëm i NQP-së, Krste Petrevski, se mjetet do të shkojnë në llogarinë e kompanisë. Por, ai theksoi se e njëjta gjë u është thënë edhe dy ditët e mëparshme.
Kujtojmë që në tetor të vitit të kaluar, punëtorët e NQP-së protestuan për shkak të rrogave të papaguara. Për herë të parë në historinë e tij që kur ka transport publik, kryeqyteti mbeti pa transport publik. Një ditë më vonë autobusët e NQP-së janë u rkithyen në rrugë pasi Qyteti i Shkupit siguroi rrogat, konkretisht rreth 2 milionë euro u ridestinuan nga projektet tjera nga buxheti i Qytetit të Shkupit për pagat në NQP “Shkup”. Ndërkaq, kryetarja e Danella Arsovska pati kërkuar të shlyhen borxhet e të gjitha institucioneve që i kanë borxh ndërmarrjes.