“Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës – pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin – duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, shkroi Rohde.
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i shqetësuar me dorëheqjen e tre policëve serbë nga Policia e Kosovës.
Ai tha se këto zhvillime shqetësuese po i ndjekin nga afër dhe tha se përbërja e policisë duhet të jetë përfaqësuese e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
“Po i shoh me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. EULEX po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë”, tha ai.
Ai tha se anëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës të orientuar nga komuniteti.
“Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policimit efektiv, efikas, përfaqësues dhe të përgjegjshëm në fushëveprim më të gjerë”, ka shkruar ai.
Ndërsa Hovenier ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për një forcë policore të Kosovës që është multi-etnike.
“Siç kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovës dhe policët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë nga intimidimi”, ka shkruar ambasadori Hovenier.