LajmeRajon

U kapën me 11 mijë doza ekstazi, burg për 5 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar disa ditë më parë, ku u sekuestruan 11.300 doza ekstazi, vlera e të cilave në treg kap shifrën e rreth 400 mijë eurove.

Mes personave të vënë në pranga ishin dhe dy shtetas nga Kosova, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci të cilët sillnin nga vendi i tyre dozat e ekstazisë dhe më pas në bashkëpunim me 3 të arrestuarit e tjerë i shisnin në plazhe apo lokalet e natës në kryeqytet.

Goditja e këtij grupi u iniciua pas një operacioni të zhvilluar në janar po të këtij viti ku në Tiranë u sekuestruan rreth 1000 doza.  Hetimet e zhvilluara nga policia zbuluan lidhjet e tyre në Kosovë, nga ku u identifikuat 5 të arrestuarit e pak ditëve më parë të cilët duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.

I arrestuari besnik Mujeci rezultoi të ishte aktivist i lëvizjes “Vetvendosja” në Kosovë. Përfshirja e tij në këtë grup, bëri që ai të përjashtohej nga çdo funksion i partisë ndërsa nuk munguan edhe deklaratat politike në Kosovë.

Show More

Related Articles

Back to top button