Autoritetet doganore në Turqi kanë ndaluar një anije ruse mallrash që transportonte drithëra për të cilën Ukraina thotë se është e vjedhur.
Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar, shkruan The Guardian.
Ukraina i kishte kërkuar më parë Turqisë të ndalonte anijen e ngarkesave me flamur rus, Zhibek Zholy. Ukraina ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit nga territoret që forcat ruse kanë nën kontroll që nga fillimi i pushtimit të Moskës në fund të shkurtit.
Por pretendimet e tyre janë hedhur poshtë nga Kremlini. Ai tha se Turqia ishte në kontakt të vazhdueshëm me Rusinë, Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe palët e treta lidhur me këtë çështje./abcnews.al/