Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Pronari i një agjencie biletarie pranë portit është gjetur i vdekur. Familjarët kanë dyshime se viktima Nadir Gjata është vrarë dhe më pas është grabitur.
Kjo pasi ai ishte pronar i agjencisë në zonën e njohur si “Kapelja” tek porti i Vlorës dhe me vete kishte edhe një çantë.
Sipas familjarëve vikitima kishte goditje në kokë dhe çantën nuk e kishte më.
Ai ishte larguar nga porti rreth ores 03:00 – 04:00 të mëngjesit dhe dyshimet janë se ai mund të jetë përplasur nga ndonjë makinë.