Ministri bullgar i Mbrojtjes, Todor Tagarev, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij ukrainas, Oleksij Reznikov në Odesa, deklaroi se Bullgaria mund të fillojë transferimin e pajisjeve të blinduara luftarake në Ukrainë gjatë vjeshtës.
Siç njoftoi BTA, Tagarev theksoi se bëhet fjalë për 100 transportues të blinduar të tipit sovjetik.
“Kjo e zgjat deri diku procesin për faktin se duhet të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës. Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga Parlamenti ynë. Pasi të rifillojë takimet në shtator, mendoj se do të jetë një nga prioritetet. Dhe deri në fund të shtatorit, në fillim të tetorit, tashmë do të kemi ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe mendoj se atëherë mund të fillojë transferimi (i pajisjeve)”, theksoi Tagarev.
Ai shtoi se Bullgaria e mbështet Ukrainën në aspiratat e saj për anëtarësim në NATO pas një procedure të përshpejtuar. Sipas tij, pasi të përfundojë lufta, Ukraina duhet të ketë një perspektivë shumë të qartë dhe të shpejtë për t’u bashkuar me Aleancën.
Ndërsa Reznikov tregoi se ai dhe Tagarev diskutuan për situatën aktuale, duke përfshirë rajonin Azov-Detin e Zi, si dhe bashkëpunimin e ardhshëm në disa fusha.