LajmeMaqedoniRajon

Kovaçevski nga Athina: Nuk duhet të ngecim më në dhomën e pritjes së BE-së, duhet guxim dhe vendosmëri

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në një prononcim për agjencinë e lajmeve MIA nga Athina ka folur për perspektivën evropiane të vendit, për procesin e ndryshimeve kushtetuese, por edhe për bashkëpunimin rajonal.

“Nuk duhet të qëndrojmë më të mbërthyer në dhomën e pritjes së Bashkimit Evropian, duhet guxim dhe vendosmëri”, ka nënvizuar Kovaçevski pas darkës joformale në Athinë të organizuar nga ai homologu grek Mitsitakis për liderët nga Ballkani me liderët e BE-së, me rastin e 20-vjetorit të Agjendës së Selanikut.

Kovaçevski foli në detaje për rëndësinë e së ardhmes evropiane të vendit, duke thënë se vazhdimi i integrimeve evropiane është fillimisht përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, e më pas hapjes së grupeve, kapitujve, mbylljes së klasterave dhe kapitujve, duke reformuar shoqërinë tonë dhe duke i bashkuar vendit deri në vitin 2030 në BE.

Kovaçevski ka biseduar edhe me shefin e Komisionit Evropian von der Leyen. Tema kryesore janë ndryshimet kushtetuese dhe perspektiva evropiane e vendit. Një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky është planifikuar për sot.

Show More

Related Articles

Back to top button