Tweet-i që pretendonte “faktin historik” u fshi menjëherë pasi u postua në internet.
Partia politike e kryeministres italiane Georgia Meloni ka pretenduar se Italia e Jugut do të bëhet më e pasur se dy ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Evropian, shkruan Euronews.
“Vëllezërit e Italisë” postuan të hënën në Twitter se PBB-ja e Italisë jugore – e cila mat vlerën totale të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara brenda një ekonomie – “do të kalojë atë të Francës dhe Gjermanisë”.
Partia e Melonit citoi të dhëna nga CGIA e Mestre (Shoqata e Artizanëve dhe Bizneseve të Vogla) të Italisë, pa dhënë asnjë provë të mëtejshme.