Qeveria e Tokios ka njoftuar se është informuar se ”Pheniani synon të lëshojë një satelit në hapësirë midis 24 dhe 31 gushtit”.
Pheniani u përpoq fillimisht të lëshonte atë që e quajti një satelit zbulues ushtarak në orbitë më 31 maj, por dështoi.
Kryeministri japonez Fumio Kishida udhëzoi autoritetet përkatëse të analizojnë planin e Koresë së Veriut.
Japonia synon të koordinohet me Uashingtonin dhe Seulin për ”t’i kërkuar Phenianit që të mos vazhdojë me nisjen”.
Sipas ekspertëve, raketat hapësinore dhe ato me rreze të gjatë bazohen kryesisht në të njëjtën teknologji.
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut dënuan lëshimin e dështuar në maj duke akuzuar Phenianin për përdorimin e teknologjive që lidhen drejtpërdrejt me programin e tij të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM).