Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në rrjetin social X momentin kur 26-vjeçari Eldi Allushi “fluturoi” me makinën e tij tip BMW X6 në zomën e liqenit.
Ashtu siç shihet edhe në pamje, i riu ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tejet të lartë në Rrugën e Kosovarëve.
Për shkak edhe të shpejtësisë së lartë, i riu ngjit skarpatën e liqenit, e më pas përfundoi në bordurën e digës.
Menjëherë pas aksidentit, i riu u largua nga vendngjarja, ndërsa mbi të rëndojnë dy vepra penale, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.