
Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut Jeton Shaqiri përmes fejsbukut ka njoftuar se Qeveria sot ka votuar vendimin për rrumbullakësimin e procesit të themelimit të Konviktit studentor në Tetovë.
Postimi i plotë
Jam shumë i lumtur që në Qeveri sot
votuam vendimin për themelimin e
Konviktit studentor Tetovë.
E gjithë puna e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për të ardhur në fazën finale, u kurorëzua me vendimin në qeveri për tu rrumbullakësuar procesi.
Le të jetë ky lajm i ditës dhe dua ta pranoj që është një ndër synimet që e kemi arrit me vullnet. /Globi/