Rajon
Ushtarët amerikanë të KFOR-it do të kryejnë stërvitje ajrore në Polac të Mitrovicës
Disa ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it-Lindje do të kryejnë stërvitjet e tyre vjetore ajrore në një fushë të hapur afër Polacit, në komunën e Mitrovicës Jugore, ka njoftuar KFOR-i.
“Ne u jemi mirënjohës pronarëve të tokave për mbështetjen e tyre ndaj ushtarëve tanë ndërsa ata përfundojnë këtë trajnim”, tha koloneli amerikan Ross Walker, komandant i ekipit luftarak të Brigadës së 56-të të Këmbësorisë dhe komandant i RC-East.
“Ndërsa ne jemi të ngazëllyer për të ndarë këtë trajnim me disa ushtarë nga komuniteti ndërkombëtar i parashutistëve, ky mbetet trajnim standard ushtarak, i ndarë nga misioni ynë këtu në RC-Lindje”, tha ai.