LajmeSport

I padëshiruar te Marseille, Lazio kërkon të përforcohet me mesfushorin francez

Sezoni i ri në Serie A nuk nisur mirë për Lazio-n, me skuadrën kryeqytetase që u mposht në javën e parë ndaj Lecce-s në transfertë.

Një sinjal ky për klubin, por edhe për trajnerin Sarri që skuadra ka ende nevojë për përforcime, ndërsa në këto ditë të fundit të merkatos, klubi po mendon seriozisht për tregun e transferimeve.

Pavarësisht emrave të afruar si, Kamada, Rovella, Pellegrini apo Isaksen, Sarri ka shprehur hapur nevojën për të përforcuar ende repartin e mesfushës, i cili mbetet ende shumë i brishtë.

Sipas medieve italiane, Lazio po punon në këto orë për të gjetur akordin me lojtarin e Marseille, Mateo Guendouzi, me francezët të cilët kërkojnë 20 milionë euro.

Guendouzi është kthyer në një telenovelë te Marseille, pasi lojtari ka prishur marrëdhëniet me presidentin dhe shkak u bë dëshira e tij për të qëndruar gjatë merkatos së janarit, me Mateo-n që nuk pranoi largimin.

Në nisje të këtij edicioni, mesfushori nuk ka marrë minutat e plota, si një sinjal për të që duhet të largohet dhe Lazio është një alternativë reale edhe pse gjatë janarit, Guendouzi ka pasur disa oferta nga Premier League.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse të Lazio do të jenë të gatshëm për të shpenzuar 20 milionë euro për francezin apo do të tërhiqen, pasi Marseille nuk pranon të tolerojë asgjë në çmimin e Guendouzi-t.

Show More

Related Articles

Back to top button