BotaLajme

 Vritet me armë zjarri 26-vjeçari shqiptar  në Kanada

Në Kanada, një 26-vjeçar shqiptar, është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 20 gushtit, ndërsa mësohet se viktima është Granit Ahmeti.

I riu, sipas mediave lokale në Kanada, punonte në një një kompani karrotrecësh në Otava.

Mësohet se policia u thirr në një adresë në Farmers Ëay rreth orës 3:45 të mëngjesit, dhe gjetën me shenja jete të riun e plagosur me arme zjarri, por ai nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, si dhe kanë sekuestruar kamerat e bizneseve në zonë, me qëllim identifikimin e autorit apo për të parë ndonjë lëvizje të dyshimtë.

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, apo ndonjë person i dyshuar që mund të kishte konflikte me të riun shqiptar.

Show More

Related Articles

Back to top button