GostivarLajme

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga takon drejtuesit e Gjykatave të Gostivarit / Kërkohen punësime dhe hapësira të reja pune

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në takime me Kryetarët e Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore, Kryesuesin e Prokurorisë së Lartë Publike dhe Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar.

Kushtet në gjyqësor, puna e institucioneve, roli i gjyqtarëve dhe prokurorëve, besimi, sfidat me të cilat përballen, mungesa e personelit dhe kushteve hapësinore dhe teknike për punë ishin disa nga temat për të cilat diskutuan Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, me Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Gostivar, Bekim Mehmedi, Kryetaren e Gjykatës Themelore, Eljesa Aliji, Kryesuesin e Prokurorisë së Lartë Publike, Faik Arslani dhe Elizabeta Josifovska nga Prokuroria Themelore Publike.

Në takim u theksua se është e nevojshme të reagohet në lidhje me punësimet e reja në gjykata dhe prokurori publike, si dhe të merren masat e duhura për sigurimin e hapësirave të përshtatshme për punë.

U diskutua edhe për Strategjinë e Zhvillimit të Sistemit të Gjyqësorit 2023-2027 dhe reformat që do të mbulohen prej saj.

Show More

Related Articles

Back to top button