Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, tha se Rusia mund të aneksojë rajonet separatiste të Gjeorgjisë Osetinë Jugore dhe Abkhazinë.
“Ideja e bashkimit me Rusinë është ende e popullarizuar në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut,” shkroi ai në një artikull të botuar këtë mërkurën nga gazeta ruse Argumente dhe Fakte.
“Kjo ka shumë mundësi të zbatohet nëse ka arsye të mira për këtë,” tha Medvedev, shkruan Reuters.
Moska njohu pavarësinë e dy rajoneve në vitin 2008, pas përpjekjes së Gjeorgjisë për të rimarrë kontrollin e Osetisë së Jugut që solli si rezultat një kundërsulm rus.
Edhe pse marrëdhëniet e Rusisë me Gjeorgjinë janë përmirësuar që pas konfliktit, Medvedev akuzoi Perëndimin se ka krijuar tensionemes dy vendeve, duke konsideruar anëtarësimin e Gjeorgjisë në NATO.
“Ne nuk do të presim nëse shqetësimet tona bëhen më konkrete,” shkroi Medvedev në artikullin që shënoi 15 vjetorin e njohjes nga Rusia të pavarësisë së dy rajoneve, duke iu referuar një aneksimi të mundshëm.
Zyrtarët gjeorgjianë kanë thënë në mënyrë të përsëritur se janë të përkushtuar t’i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që do të ruante integritetin territorial të vendit.