LajmeRajon

Kryetari i Zubin Potokut kundërshton shkarkimin: Më e dinjitetshme është dorëheqja, udhëzimi administrativ i panevojshëm

Kryetari i Zubin Potokut, Izmi Zeqiri, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se më e dinjitetshme është dorëheqja, sesa shkarkimi.

Sipas tij, dorëheqja është më e dinjitetshme edhe për qeverinë, edhe për kryetarët komunave veriore dhe se është më e mirë se shkarkimi.

 “Më e dinjitetshme është dorëheqja edhe për qeverinë edhe për neve, do të jetë më mirë se shkarkimet”, thotë Zeqiri për Gazeta Blic.

Kryetari i Zubin Potokut potencon se nuk ka ndonjë plan rreth çështjes së udhëzimit administrativ, teksa atë e sheh të panevojshëm.

 “Po ne nuk kemi ndonjë plan tonin të ndonjë vendimi që mund ta marr rreth kësaj çështje. Nuk ka pasur nevojë për udhëzim hiç, mund të jetë një veprim ligjor që mund të ndodhë përmes kësaj forme mirëpo kjo do edhe kohë dhe unë nuk e shoh njëherë këtu asnjë premisë që mund të ndodhë”, shtoi ai për Gazeta Blic.

Kujtojmë se grupi punues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator të këtij viti./Gazeta Blic/

Show More

Related Articles

Back to top button