Ulja e erërave ka ndihmuar punën e zjarrëfikësve në Greqi.
Dy avionë dhe një helicopter kanë spërkatur me ujë vatrat e zjarri në një zonë pyjore në Korakisë dhe në Kranidiu në Argolis.
Njëkohësisht po veprojnë forca të shumta zjarrëfikëse nga toka, të përbëra nga 63 zjarrëfikës dhe 18 automjete.
Sipas zjarrfikësve, zjarri është në vazhdimësi, por deri më tani nuk raportohet për ndonjë rrezik të mundshëm për ndonjë vendbanim.
Për sa i përket njësisë hoteliere, nga e cila u larguan në kohë banorët e saj, sot pritet të bëhet vlerësimi i parë për dëmet e shkaktuara nga zjarri./albeu.com