LajmeRajon

Krijohet një dikaster i ri pranë ministrive në Shqipëri, Balluku: Punonjësit do kenë pagat më të larta

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur krijimi i nuklave të inovacionit, një sektor i ri pranë ministrive shqiptare që ka në fokus inovacionin.

Sipas zv.kryeministres Belinda Balluku ka qenë një kërkesë e kryeministrit Edi Rama.

Balluku vlerësoi se krijimi i nuklave të inovacionit në çdo ministri vjen si rrjedhojë e shërbimeve dixhitale që ka njohur vendi. Për punonjësit, zv.kryeministrja shtoi se do të kenë paga më të larta se sektorët e tjerë.

“Mbledhje me më shumë biseda me plane dhe programe për të ardhmen. Krijimi i nuklave të inovacionit nëpër ministri, kërkesë e kryeministrit e lindur për shkak të zhvillimeve inovative që ndodhin në Shqipëri. Tashmë Shqipëria operon me teknologji moderne, siç janë satelitët.

Duke pasur këto zhvillime teknologjike ne na ka lindur nevoja që brenda ministrive tona të kemi nukla inovacioni, do propozojnë projekte të reja. Do na duhet që të dalim në tregun shqiptar për të përthithur sa më shumë njerëz të dhënë ndaj inovacionit. Për të qenë sa më konkurrues, duke ditur pagat për këtë sektor, ne sigurisht kemi vendosur që ta aplikojmë siç kemi bërë me disa kategori të administratës të paguhen me paga më të larta se sa sektorët e tjerë.

Në ditët në vijim ne do të kemi mundësi që brenda vjeshtës t’i kemi të disponueshme brenda secilës ministri. Sot kemi diskutuar gjithashtu për një vendqëndrim të përbashkët të secilës prej këtyre nuklave. Praktika të mira ndërkombëtare. Në vazhdim do të informojmë publikun për këtë vendimmarrje te qeverisë shqiptare për t’i dhënë inovacionit një frymëmarrje sa më të madhe”, deklaroi Balluku.

Show More

Related Articles

Back to top button