Sulmuesi Kylian Mbappe thuhet se ka refuzuar ofertën e re të Paris Saint-Germain për të rinovuar kontratën e tij.
Emri i sulmuesit francez është më i përfoluri këtë vërë pasi ka deklaruar se do të përmbush kontratën e tij me PSG-në deri në verën e vitit tjetër dhe pastaj të largohet si lojtar i lirë.
Kjo nuk i ka pëlqyer drejtuesve të klubit nga Parc des Princes duke i dhënë ultimatum lojtarit që të rinovojë kontratën ose të largohet këtë verë.
Megjithatë, pas disa javësh luftë, u raportua se palët kishin arritur një lloj armëpushimi dhe filluan diskutimet mes drejtuesve dhe lojtarit.
Por, sipas Ramon Alvarez de Mon, një gazetar në Marca, ylli francez u takua me klubin natën e 23 gushtit dhe refuzoi një ofertë të re rinovimi.
PSG dëshironte të zgjaste marrëdhënien e tyre deri në vitin 2025 me një klauzolë private largimi po atë verë, por Mbappe nuk pranoi.
Sipas gazetarit spanjoll, shteti i Katarit që udhëheq me PSG-në, e lë vendimin përfundimtar në duart e presidentit Nasser Al Khelaifi.