Unë nuk do të torturoj askënd këtu, tha zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në pyetjen e gazetarit se si do t’i komentonte deklaratat e kryetarit të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, se bota dhe Evropa po përgatisin presione dhe tortura për t’i bindur që të votojnë për amendamentet kushtetuese.
“Unë nuk do të torturoj askënd këtu.” SHBA nuk zgjedh qeveri për vendet e NATO-s. Por ne po vendosim pritshmëri dhe e vetmja gjë për të cilën do të flas është të jap të njëjtin mesazh që po përhap në rajon, që është se SHBA-të i shohin si partnerë natyrorë, ata që janë të përkushtuar për integrimin në BE, për NATO-n dhe për luftën kundër korrupsionit. Dua ta theksoj qartë.
Por gjithashtu dua të dëgjoj dhe të kem një shkëmbim të hapur pikëpamjesh.Shpresoj se pas takimit do të kemi më shumë për t’i thënë opinionit”, tha Escobar në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Escobar nga dje ndodhet në një vizitë dyditore në Maqedoni. Ai e paralajmëroi vizitën në Maqedoni dhe në rajon pas fillimit të procesit për ndryshime kushtetuese, i cili u ndërpre për shkak se qeveria nuk kishte një shumicë të sigurt prej dy të tretash.