Zjarret në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë të premten detyruan evakuimin e të gjithë qytetit të Hay River, një komunitet prej rreth 4,000 banorësh në Liqenin e Madh të Skllevërve, thanë autoritetet.
Qeveria e pjesës veriperëndimore urdhëroi të gjithë në qytetarët, përfshirë punëtorët thelbësorë, të shkonin në aeroportin e Hay River Merlyn Carter dhe të prisnin udhëzime të mëtejshme, raporton Reuters.
“Kushdo që mbetet në Hay River po e bën këtë në rrezikun e tij”, tha qeveria.
Kanadaja po përjeton sezonin e saj më të keq të zjarreve në rekord dhe në javën e kaluar më shumë se 50,000 njerëz, përfshirë të gjithë popullsinë e kryeqytetit të Territoreve Veriperëndimore Yellowknife, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.