LajmeMaqedoniSport

Xhiroja e 5-të në elitë sjell përballje shqiptare, Shkupi pret Gostivarin në Çair

Fundjava do të sjell xhiron e pestë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në mesin e pesë ndeshjeve që janë programuar për të dielën, kjo xhiro rezervon edhe një përballje ndërmjet dy ekipeve shqiptare, Shkupit dhe Gostivarit.

Shkupi pas dy barazimeve radhazi në dy xhirot e fundit, do të kërkojë të përmirësoj veten pikërisht para tifozëve të vet. Ndërkohë nga ana tjetër Gostivari në Çair vjen pas triumfit të parë që mori në mesjavë ndaj Rabotniçkit, që ishte edhe i pari që merr në Ligën e Parë, pas atyre tre humbjeve në fillim të sezonit.

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Gostivarit luhet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:00, ndërsa në të njejtën kohë luhen edhe katër takimet tjera.

Shkëndija në këtë xhiro do të jetë mysafire e Rabotniçkit në kryeqytet, me skuadrën e Ardian Nuhiut që dëshirojnë të vazhdojnë ecurinë me fitore në kampionat.

Ekipi tjetër shqiptar nga Ohri, Voska Sport do të luaj në transfertë në Kavadar, aty ku përballë do të ketë Tikveshin.

Në ndeshjet tjera takohen edhe Bregallnica me Breran si dhe Sileksi me Makedonija Gjorce Petrov.

Pjesë e programit të kësaj xhiroje ishte edhe takimi Struga – Vardari, por e njejta shtyhet për me 1 nëntor të këtij viti. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button