Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri 4 ditë para fillimvitit të ri shkollor ka ndarë një porosi për prindërit.
Postimi i plotë
Edhe ditë!
Porosia ime: Prindër të respektuar, bisedat e juaja para fëmijëve për shkollën, kuadrin mësimor në shkollë, janë pikënisja e sjelljes së fëmijës tuaj në shkollë.
E mbani mend fjalinë e prindërve tanë kur ne ishim nxënës: “Ndëgjoje mësuesen/in! Është prindi i dytë për ty!”.
Le të vazhdojë ky frymëzim edhe tani, sepse autoriteti i shkollës ndihmon në suksesin e nxënësit e këtë autoritet e ndërtoni edhe ju prindërit me biseda pozitive para fëmijëve kur temë janë shkolla dhe kuadri arsimor. Nxënësit janë ardhmëria jonë dhe pa hamendje ata duhet të jenë në qendër të vëmendjes për të gjithë ne.