BotaLajme

Polonia dhe shtetet baltike mund të mbyllin kufijtë me Bjellorusinë

Polonia dhe shtetet baltike do të mbyllnin plotësisht kufijtë e tyre me Bjellorusinë nëse do të ndodhte një “incident kritik” që përfshin mercenarët e Wagnerit, tha ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski.


Ai gjithashtu ka kërkuar që personeli i Wagner “të largohet menjëherë nga territori i Bjellorusisë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë Ministria e Brendshme e Lituanisë do të propozojë që dy nga katër pikat kufitare të mbetura të vendit me Bjellorusinë të mbyllen, njoftoi agjencia e lajmeve BNS.

Letonia gjithashtu ka një kufi me Bjellorusinë.

Ndryshe, qindra mercenarë të Wagner kanë mbërritur në Bjellorusi pasi u ftuan nga presidenti Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin.

Për më tepër, Polonia ka përjetuar një rritje të numrit të emigrantëve kryesisht nga Lindja e Mesme dhe afrikane që përpiqen të kalojnë kufirin në muajt e fundit – dhe ka akuzuar Bjellorusinë për “lehtësimin” e kësaj mundësie për ta.

Show More

Related Articles

Back to top button