LajmeRajon

Opozita alarmohet pas paralajmërimit të Macron për vizat: Kurti mos ta rrezikojë lirinë e lëvizjes

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të hënën në një fjalim para ambasadorëve ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Macron deklaroi se presin që edhe Kosova dhe Serbia angazhim të qartë për rrugën përpara.

Madje, presidenti francez paralajmëroi masa nëse të dyja vendet “nuk sillen me përgjegjësi”

“Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse dy palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik.”, ka thënë Macron.

E ky qëndrim i presidentit të Francës, ka alarmuar partitë opozitare në Kosovë të cilat kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të mos e rrezikojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka theksuar se deklarata e presidentit të Francës, Emmanuel Macron rikonfirmon qëndrimin e Bashkimit Evropian, duke shtuar se është koha që të merren masa konkrete për zgjidhjen e konfliktit në rajon.

Çitaku ka theksuar rëndësinë e kësaj deklarate dhe ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta trajtojë seriozisht atë.

“Deklarata e Presidentit Macron për rishikim të politikave të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse palët nuk sillen me përgjegjësi, duhet të merret seriozisht nga Qeveria.  Kjo deklaratë rikonfirmon qëndrimin e BE-së, se koha e fjalëve dhe këshillave tashmë ka kaluar”, ka shkruar ajo në rrjetin social, Facebook.

Çitaku ka theksuar se rishikimi i politikave të vizave për qytetarët e Kosovës, në rast se nuk ndodhin hapat e duhur drejt zgjidhjes së konfliktit, do të ishte një ndërhyrje serioze.

Show More

Related Articles

Back to top button